fbpx

Aktualitet

Masakra e Brazilit/ Dalin pamjet horror me koka njerëzish





               Publikuar në : 18:18 - 30/07/19 |
mapo.alm

Një përplasje mes dy bandave në një burg të Brazilit ka shkaktuar 57 të vdekur. Zyrtarët në një konferencë për shtyp thanë që 16 prej të vdekurve u ishte prerë koka. Por ajo që ka shokuar gjithë botën, është një video ku disa prej të burgosurve luajnë futboll me një kokë njeriu, mbi tarracën e burgut.


Në video dallohen 6 të burgosur që përdorin kokën e njeriut për të luajtur. Pamjet janë shokuese dhe janë publikuar nga “Dailymail”.



Burgu në Altamira ku shpërtheu dhuna ka një kapacitet prej 200 vetash, por u pushtua nga rreth 300 të burgosur. Mediat vendase raportojnë se udhëheqësit e bandës së përfshirë në sulm tashmë do të zhvendosen në burgjet federale për izolim.


Lexo edhe:

Masakra në Brazil/ Dalin pamjet e burgut në flakë (VIDEO)

 

Burimi: https://www.dailymail.co.uk/news/article-7299563/Video-Brazil-prison-battle-shows-gang-members-kicking-decapitated-heads-rivals.html


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas