Aktualitet

“Masakra elektorale”/ KAS rrëzon kërkesat e PD, Ivi Kaso: Duhet transparencë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 15/05/21 |
mapo.al

Partia Demokratike e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) për të rrëzuar kërkesën e saj për paraqitjen e provave të reja në lidhje me ankesat e 25 prillit.






Në një dalje për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi se KAS duhet që të administrojë çdo material zgjedhor, ndërsa shtoi se ky institucion nuk i vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale.


“PD nuk është institucion ligj-zbatues. Ne presim që të administrohen provat që nuk janë në disponimin tonë. Të administrohet gjithçka tjetër që partitë nuk kanë mundur të sigurojnë dot vetë. KAS nuk na vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale. I jemi drejtuar institucioneve zyrtarisht. Procesi zgjedhor është shoqëruar me problematika të shumta. Rruga e vetme që materialet të merren në administrim është që KAS t’u drejtohej me shkresë zyrtare institucioneve,”- tha Kaso.

Lexo edhe :  Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, SHBA do t'ju mbështesë




KAS: Do hapen 24 kuti të Beratit
KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në qarkun e Beratit.
Mësohet se KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.



Po ashtu, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së, e cila kërkonte që të merreshin informacionet shtesë për provat shtesë nga institucionet shëndetësore dhe organet ligjzbatues, si SPAK dhe Prokuroria, për të vërtetuar sipas demokratëve shkeljet zgjedhore.



Me kërkesën e dy anëtarëve të KAS, Braho dhe Çefa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të administrojë dhe kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI, identifikimi elektronik. Mbledhja e radhës, ku do të hapen kutitë e votimit, pritet të zhvillohet ditën e hënën, në orën 10:00.

LEXO EDHE:

KAS pranon kërkesën e LSI, do hapen 24 kuti në Berat

112


Etiketa: , , , ,

Pas