Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurise “detyrim paraqitje” për Fabio Alushin.
42-vjeçari ishte vetëdorëzuar të mërkurën në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në ish Bllok, ku u ekzekutua Fabiol Gaxha me këtër plumba dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
42-vjeçari Fabio Alushi ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi krimi. Pas arrestimit, ai deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Sipas avokatit të tij Alushi nuk ka lidhje me konflikin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Vetë i akuzuar nga policia ka pohuar se u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar. “Unë kam pritur deri sa të sqarohej pozicioni im dhe më pas u vetëdorëzove”, ka shtuar ndër të tjera Allushi në polici.
E njëjta dëshmi e paraqitur në seancën e sotme, duket ka bindur trupin gjykues të caktonte ndaj Fabio Alushit masen “detyrim paraqitje”.
Fabio Alushi ishte shpallur në kërkim menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Ai është person i afërt me Ervin Matën, të fejuarin e këngëtares së njohur Elvana Gjata dhe me Merviol Bilon, komandon që dyshohet se vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi dy të tjerë.
Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve të Report Tv i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici Santiago, i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.
Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në Bllok, Redi Popesku u la nga gjykata në masën ‘arrest shtëpie’ në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.
Ndërkohë që Ervis Martinaj ndodhet në arrest me burg pa afat, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash.