Mësohen detaje të reja nga atentati që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku 3 persona kanë mbetur të vrarë. Sipas burimeve, mësohet se konflikti mes bandave ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Burimet sqarojnë se 3 viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri, dhe se atentati i sotëm është një larje hesapesh.
Zbulohen të tjera detaje ku ka vdekur edhe 1 shtetas i huaj, që sipas burimeve është kolumbian, dhe ka ardhur në Shqipëri nga Kolumbia. Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës raporton Report.tv/