Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen penale për Ervin Matën. Mësohet se biznesmeni do të gjykohet për kallëzim të rremë.
Ndërkohë për të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe miqtë e tij Ajax Boshnjaku, Geldo Hoti, Redi Popesku dhe Fabio Allushi.
Ndërkohë ish-komandoja Meviol Bilo do të gjykohet për plagosje në kushtet e mbrojtjes ekstreme në dëm të Eljon Hatos.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018, ku një përplasje mes bandash, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hato.
Të përfshirë në këtë ngjarje, janë edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja e Matës, Meviol Billo. Ky i fundit i cili dyshohet se ka qëlluar Fabiol Gaxhën, vazhdon të jetë në kërkim.
1
Etiketa: Ervin Mata, Ervis Martinaj, masakra ne ish bllok