Ditën e sotme policia e Tiranës ka kapur të dyshuarin për krimin në lushnje më 2017.
Forcat blu të kryeqytetit kanë arritur të prangosin Anterio Kaloshin.
Burime në media raportojnë se Anterio Kaloshi ishte duke udhëtuar me Meard Berberin.
Berberi është i dyshuar për ngjarjen e 8 gushtit në Tushemisht, ku u sulmua një hotel.
Ndërsa, Anterio Kaloshi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Lushnjë në vitin 2017.
Në qytetin e Lushnjës, më 2017, mbetën të vrarë shtetasit Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.