Aktualitet

Masakra në Velipojë, arrestohen dy të plagosurit, në kërkim 3 vëllezër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 27/06/21 |
mapo.al

Dy të plagosurit, Hasan Ferracaku dhe i mituri 17-vjeçar, Elmilind Dyli, janë të arrestuarit e parë për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë. Po ashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe 3 vëllezër me mbiemrin Ferracaku, të cilët dyshohet se kanë qëllluar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar.






Mësohet se tre personat në kërkim janë djemtë e Hasan Ferracakut.


Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, mbetën të vrarë nga përplasja me armë në Velipojë.







Fillimisht nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku (Kujtim dhe Hasan Ferracaku) dhe atyre Gocaj (Xhovani dhe Edmond Gocaj) për pjesën e shezlongëve në plazh. Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Po ashtu nga të shtënat në mesnatë humbi jetën dhe Myzerim Zeneli, një jetim i cili e kishte ditën e parë të punës si kamarier te hoteli dhe restoranti i vëllezërve Gocaj.




Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, njëra e gjetur në vendngjarje e tjera në hotelin e Gocajve. Dyshohet se në vendin e ngjarjes janë përdorur 6 armë zjarri.



NJOFTIMI NGA POLICIA
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

Pas