Viktimat e masakrës në Vlorë i janë nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.
Viktimat mbërritën rreth orës 21:17 minuta në morgun e Vlorës.
Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas i janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore viktimat e tjera.
Burimet nga mjekësia ligjore i thanë gazetares së Ora News se viktimat kanë plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit dhe plagët i kanë marrë në bust dhe në kokë.
Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba.
Azem Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë.
Djali i vogël është goditur nga tre plumba, ndërsa vajza nga 4 plumba.
Policia e ka rrethuar spitalin me një perimetër duke mos lejuar afrimin e gazetarëve.