Një nga dëshmitarët, Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ka rrëfyer edhe tmerrin brenda njërës prej xhamive të sulmuara në Zelandën e Re.
Mohan Ibrahim ishte brenda njërës prej xhamive ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandën e Re.
“Ishin shumë njerëz që i njoh dhe që jam takuar rregullisht me ta në xhami kur shkoj aty, Është vërtetë e papranueshme”, deklaroi ai për “BBC”. “Nuk mund t’ju besoj syve çfarë kam parë sot”, shtoi Ibrahim.
Ai erdhi në Zelandë të Re si student pesë vite më parë.
“Kurrë nuk e kam pritur të ndodh kjo, jetoj këtu që pesë vite dhe e di se Zelanda e Re është një prej shteteve më të sigurta. Por, tani jam i frikësuar. Kurrë nuk e kam paramenduar se mund të përjetoj diçka si kjo që kam parë sot”, theksoi ai.