Bota

Masakra në Zelandën e Re/ Tjetër emër shqiptari në armën e krimit






               Publikuar në : 20:32 - 15/03/19 |
mapo.al

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.


Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorura nga ta, janë të personave që evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

Emrat e personazheve historikë, të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht otomanëve, ishin të shkruara në armët e përdorura nga autorët e kësaj masakre.

Më lehtësisht lexohej emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, “Skanderbeg”, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Europë. Por tashmë është identifikuar edhe një tjetër emër shqiptar, ai i Gjergj Arianitit, i cili ashtu sikurse Skënderbeu udhëhoqi disa beteja kundër perandorisë osmane.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. KTU ÇËSHTJA NUK ËSHTË THJESHT TEK ATENTATI, POR SE FENË MYSLIMANE NUK E DO NJERI NË SHTËPI TË VET E KUR POLITIKA NUK DËGJON ZËRIN E POPULLIT, FATIN NË DORË E MER POPULLI.

    Përgjigju ↓
Pas