Zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut, autorit të vrasjes së gruas së tij Manjola Cukut gjatë mesnatës në Xhafzotaj të Durrësit, në sy të 3 fëmijëve. 45-vjeçari pasi është vetëdorëzuar në polici sot, në dëshminë e tij ka deklaruar se është i penduar që e ka vrarë të shoqen, ndërsa drejt Dibrës thotë se u largua për t’u fshehur.
“Kam tentuar disa herë të vras veten. Jam i penduar për vrasjen. Drej Dibrës u nisa për tu fshehur”, ka thënë ai.
Mësohet se Lulzim Cuku është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit, disa orë pas ngjarjes. Pasi kreu vrasjen u nis drejt Dibrës për t’u fshehur ndërsa policia bënte kontrolle në shumë objekte dhe ndërtesa në Durrës.
Ai ka goditur me thikë bashkëshorten Manjola, në prani të tre fëmijëve dhe shkaku kryesor mësohet se ka qenë xhelozia. Gjatë kësaj kohe, autori jetonte dhe punonte në Greqi, ndërsa kthehej tek familja herë pas here.
Në zonën ku ata jetonin, 45-vjeçari cilësohej si një tip problematik dhe jo i qendrueshëm, kurse bashkëshortja krejtësisht e kundërta me një temperament të qetë. Thuhet se marrëdhënia mes çiftit kishte rreth tre muaj që kishte pësuar ‘krisje’ të forta, pasi autori dyshonte se viktima kishte një lidhje të dyfishtë.
LEXO EDHE:
Masakroi gruan me thikë, dorëzohet në komisariatin e Burrelit autori