DURRËS – Personi që shihni në foto është Lulëzim Cuku, 45 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi për vdekje me thikë gruan e tij, Majlinda Cuku, 33 vjeçe. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, rreth orës 23:55.
Po ashtu mësohet se autori fill pas krimit, është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë. Prej disa vitesh familja nga fshatrat e Dibrës ishte transferuar në Xhafzotaj. Krimi i rëndë ndodhi në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit.
45-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
LEXO EDHE:
Krimi në familje trondit Durrësin, burri vret me thikë gruan në sy të tre fëmijëve