Aktualitet

Masakroi me thikë të afërmin e tij, Gjykata lë në qeli Hamza Çelën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 13/05/20 |
mapo.al

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 37-vjeçarin Hamza Çela, i cili 3 ditë më parë vru të afërmin e tij Ramazan Çela, duke e masakruar me thikë.


Vrasësi 37-vjeçar Hamza Çela është transportuar drejt Gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias për shkak të situatës pandemike nga Covid-19.


Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37-vjeçarit që nuk është i pajisur me raport mjekësor ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë, e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.


Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Hënës. 77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela, që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarje, i kishte prerë atij kokën, damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë. 77-vjeçari Ramadan Çela,që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit, ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për t’u marrë me tokat bujqësore dhe pemtarinë, por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga Hamzai dhe pasi ra në tokë u masakruar nga autori derisa gjeti vdekjen nga gjakëderdhja.


Autori që shëtiti me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes, në përpjekje për tu larguar nga fshati.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas