Me dhjetëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Sllovenisë për të protestuar kundër masave anti-Covid.
Protestuesit me maska u mblodhën në qendër të Lubjanës, në shenjë proteste ndaj masave të marra nga qeveria, për përhapjen e koronavirusit. Protestuesit pretendojnë se masat e marra janë një komplot i tërë botëror dhe gënjeshtër.
Ndërkaq gjatë tubimit ato kanë hedhë lëndë plasëse dhe gurë drejt policisë.
Ndërkohë për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.