Aktualitet

“Masat do jenë strikte”/ Manastirliu njofton edhe hapjen e qendrave tregtare








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:14 - 08/05/20 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot hapjen e dyqaneve në qendrat tregtare duke nisur nga dita e hënë, 11 maj.


Bizneset e tjera të cilat gjithashtu do të rinisin punën janë edhe klinikat dentare, qendrat estetike dhe berberët, duke respektuar masat.


“Nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë,
me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare”, u shpreh Manastirliu.


Ndërkohë lehtësim i masave është shtrirë tashmë në 14 qytete të tjera të cilat tashmë janë pjesë e të ashtuquajturës “zonë e gjelbërt”.


Nga dita e hënë data 11 Maj, shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00″, tha ajo.



Etiketa:

Pas