Kryesore

Masat e reja: Jo më shumë se 10 vetë bashkë, ndalohen aktivitetet dhe ceremonitë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 17/11/20 |
mapo.al

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të merren masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.


“Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur:


1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura



2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.


3. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonite martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”, njoftoi shefja e ISHP, Albana Fico.


Mbyllja e vendit dhe rikthimi i karantinës së plotë, tha Fico, është alternativa e fundit.

Nuk është se nuk kemi parashikuar me përgjegjësi skenarët. Situata po vlerësohet në dinamikën e saj. Kemi 25% të kapaciteteve spitalore të lira. Situata do të vijojë të monitorohet dhe padiskutim do të marrim vendimin e duhur në kohën e duhur”, tha Fico.

Qeveria riktheu masat duke urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 22:00 dhe ndalimin e lëvizjes së qytetarëve pas kësaj ore. Ndërsa më herët është bërë e detyrueshme përdorimi i maskës edhe në rrugë dhe ambiente të tjera të hapura.

Deklarata e plotë
Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre. Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.

Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 per 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një jave më parë. Në tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenaret e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid.

Lexo edhe :  Frika e një vale të re të koronavirusit në Australi

Terapitë intensive kanë një numër të qendrueshëm të pacienteve në kujdes intensiv.

Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%.

Pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar peër të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra, kemi vendosur:

1. Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3. Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Të nderuar qytetarë,

Edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, për të zbatuar rregullat e vendosura:

Vendoseni maskën

Ruani higjienën

Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj

Kufizoni kontaktet sa më shumë

Secili prej nesh e ka në dore të frenojë përhapjen e epidemise. Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.

Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së Covid19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja.


Etiketa: , , , ,

Pas