Aktualitet

Masat e reja, kthehen në Qafë Thanë dhjetëra qytetarë nga Maqedonia e Veriut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:15 - 06/09/21 |
mapo.al

Masat anti-COVID në kufi janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç, por shumë prindër nuk kanë pranuar që t’u bëjnë test të shpejtë fëmijëve të tyre për këtë arsye në Qafë Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas.






Një shtetas nga Tetova me profesion edhe mjek thotë për mediat se kjo është anormale.


Ai shton se është krim t’i bësh fëmijës test të shpejtë, kur në Maqedoninë e Veriut dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.







“Duam të kalojmë disa ditë pushim, por papritmas u bllokuam me pretekstin që duhet të kenë PCR test, nuk e di a është një kusht që e kanë shtetet e tjera, por ja që shteti amë na bën një shantazh të tillë, na vjedh në mes të rrugës në ditë me diell.




Do bëjmë një konsultë familjare, nuk u bëj testin fëmijëve, unë jam mjek dhe në Maqedoni nuk di të bëjnë test fëmijëve, jam i zhgënjyer tej mase. Ky test në çdo vend europian është 80 cent, ndërsa në vendin tonë është 2 euro, në çdo farmaci me llogari fiskale, ndërsa këtu të njëjtën 25 euro, shpesh testohem çdo ditë”, tregon qytetari.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas