Aktualitet

Masat e reja, nga 1 qershori hiqet maska në rrugë, ora policore shkon në 23:00














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 27/05/21 |
mapo.al

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot masat e reja anti-COVID. Nga 1 qershori, hiqet maska në ambientet e jashtme.






Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se do të vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.


Ndërkohë, zgjatet edhe orari i lëvizjes. Kështu, nga 1 qershori ora e re policore do të jetë 23:00-06:00. Aktiviteti i bareve dhe restoranteve dhe njësive të tjera tregtare do të lejohet deri në orën 23:00. Ndërsa muzika në lokale do të lejohet deri në orën 22:00.







Ndërsa nga 1 korriku, ora policore shtyhet deri në orën 24:00, ose 24:00-06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.



Klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të jenë të mbyllura, vijoi Rakacolli. Sakaq, do të lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozeve me kapacitete të reduktuara deri ne 30% sipas protokollit të IShP.



Lejohen edhe aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Lexo edhe :  Muzikë jashtë orarit, gjobë 1 mln lekë lokalit, e pësojnë edhe klientët

Masat qe lehtesohen:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershori:

• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas