fbpx

Aktualitet

Masat e reja/ Përdorni qese plastike? Rrezikoni 1 mln lekë gjobë





               Publikuar në : 17:11 - 22/10/19 |
mapo.al

Qeveria ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike në vend, ndërsa tashmë, me projektligjin e ri, do të ndëshkohen edhe ata që i përdorin këto qese, që janë në kundërshtim me ligjin. Në një nga pikat e draft ligjit të Ministrisë së Mjedisit, thuhet se çdo person që përdor qese plastike në kundërshtim me ligjin, dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë.


“25/2. Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë”, thuhet në draft.



Ndërkohë, në një tjetër pikë të draftit, specifikohet se do të ndëshkohet me gjobë edhe çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme.


Gjoba do të jetë në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.


Etiketa:

Pas