Aktualitet

Masat gjysmake janë katastrofike








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 12/03/20 |
mapo.al

Ky virus luftohet me masa ekstreme që në fillim.



Qeveria shqiptare u soll në mënyre totalisht të papergjegjshme nga data 25 shkurt deri dy ditë më pare duke lejuar lëvizjen e lirë të udhëtarëve nga Italia. Institucionet që duhet të mbronin shëndetin publik dështuan në mënyrë ekzemplare, por edhe të neveritshme të ndalojnë infektimin e paralajmeruar të Shqipërisë.


Por pasi gabuan në fillim dhe lejuan infektimin e vendit, autoritetet janë duke gabuar sërish me masat gjysmake që po ndërmarrin.



Kjo situatë kërkon dorë të hekurt dhe masa drastike. Masat gjysmake në këto raste janë katastrofike.



Shqipëria duhet të vendosë urgjentisht karantinën e detyrueshme për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë. Nuk është vetëm Italia e infektuar. Epidemia po përhapet me shpejtësi në Francë, Spanjë, Gjermani, Austri, Zvicër dhe kudo. Mbyllja vetëm e Italisë në kushtet kur udhëtarët nga vendet e tjera lejohen të hyjnë dhe lëvizin lirisht është totalisht e padobishme.


Pas sigurimit të kufijve, duhet urgjentisht të thellohen më shumë masat e distancimit social në vend. Është e pafalshme se si lejohen ende hapur fabrikat e mëdha, Call Centerat, bankat. Tashmë duhet mbyllur çdo gjë përveç farmacive dhe bizneseve që prodhojnë apo tregtojnë të mirat primare të domosdoshme për popullatën.

Qeveria duhet të marrë përsipër nga buxheti një pjesë të kostove për pagesën e rrogave të punonjësve, të paktën për një periudhë dy javore. Mund të duket me kosto të lartë në fillim. Por është e sigurte që kjo kosto, nuk është asgjë me faturën që do të shkaktohet nëse infeksioni përhapet masivisht.

Bëjeni sot. Bëjeni tani dhe lutuni që të mos jetë duke ndodhur sakaq transmetim masiv komunitar.

Kjo nuk është kohë për të hezituar.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas