Aktualitet

Masat kundër COVID-19/ Senati amerikan miraton paketën 2 trilionë dollarë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:51 - 26/03/20 |
mapo.al

Senati amerikan mbështeti në mënyrë unanime paketën 2 trilionë dollarë që ka për synim të ndihmojë personat e mbetur pa punë dhe industritë e godituara nga epidemia e koronavirusit, si dhe do furnizojë sistemin shëndetësor me pajisjet e nevojshme në këtë situatë.


Pas diskutimeve disa ditore, Senati u bashkua dhe e kaloi këtë paketë me 96 vota pro dhe asnjë kundër dhe tashmë fjalën e fundit e ka Dhoma e Përfaqësuesve që pritet ta votojë të premten.


Presidenti Trump, ndihmësit e të cilit negociuan për këtë paketë, deklaroi se do ta firmosë ligjin menjëherë sapo ai të mbërrijë në tavolinën e tij.


Paketa e ndihmës, e cila konsiderohet si një nga më të mëdhatë që ka kaluar ndonjëherë në Kongres, parashikon 500 miliardë dollarë për të financuar industritë e goditura rëndë, 350 miliardë dollarë për biznesin e vogël, 250 miliardë për ndihmë për të papunët dhe pjesa e mbetur për pajisje për sistemin shëndetësor.




Etiketa: , , ,

Pas