Kryesore

Masat lehtësuese/ Rama: Vetëm 6 qytete mbeten zona të kuqe





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 08/05/20 |
mapo.al

Tirana, Kruja, Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Kurbini, do të jetë 6 qytete që do mbeten zona të kuqe në Shqipëri. Gjithë pjesa tjetër e territorit do të jetë “zonë e gjelbërt”, ku do të lejohet lëvizja pa leje për këmbësorët dhe makinat.


Kryeministri Edi Rama thotë se 6 qytetet që janë “zona të kuqe” do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.


Ndërkohë gjatë fundjavës do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.


Postimi i Ramës:
🔴 Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara🚫


🟢 E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00😊 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura🚫

🟢 Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç😊

Zonat e kuqe në Shqipëri


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas