Aktualitet

Masat ndaj koronavirusit, mjeku: Në javën e parë të prillit presim uljen e rasteve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:14 - 26/03/20 |
mapo.al

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Opinion” ka dhënë informacion lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri.


Ai tha se në javën e parë të prillit do të merren përgjigjet e para se sa të efektshme kanë rezultuar masat e ndërmarra nga qeveria dhe sa janë zbatuar ato nga qytetarët.


Në javën e parë të prillit presim ulje të rasteve, ose zbulimin ndoshta të rasteve të fundit, pra uljen e kurbës. Mund të ketë raste, por do të shohim fundin e javës tjetër”, – u shpreh Pipero.


Sa i përket lajmit të mediave italiane se koronavirusi mund të jetë shfaqur në fillim të janarit në Lombardi, Pipero e lidhi këtë me agresivitetin e virusit AH1N1 (gripi i derrit) në këtë sezon.


Është shumë e vështirë të japim mendime të sakta. Kemi patur qarkullimin i gripit stinor, AH1N1 ka qenë më agresiv këtë vit, nëse studimi është bërë nga shkecëtarë të epidemologjisë nuk kam çfarë të komentoj. Të dhëna të sakta për vendin tonë nuk kemi. Unë e lidh me AH1N1”, tha Pipero.

Ai dha një këshillë për prindërit që kanë dilemë për të vaksinuar fëmijët e tyre.

Do ti rekomandoja që ti bëhej vaksina, nuk do të këshilloja të ndërpritej skema e vaksinimit”, tha mjeku.

Lidhur me rritjen masive të rasteve të infektuara në Itali dhe në Spanjë, Pipero e lidhi me tre faktorë.

Në qoftë se unë sjell në vëmendjen  e përbashkët me atë që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë unë e lidh me qarkullimin e shumtë në metro dhe me një shkujdesje të madhe nga qytetarët dhe me qeveritë që nuk kanë marrë masa në kohë”, tha mjeku.


Etiketa: ,

Pas