Tregu i Kombinatit ishte kthyer në një nga problemet kryesore për grumbullimin e njerëzve në Tiranë. Me qindra qytetarë mblidheshin në orarin 08-13, për të blerë fruta dhe perime, por duke mosrespektuar distancën. Situata kaotike ka bërë që ushtria dhe policia të vendosin rregull në kë treg.
Ditën e sotme në treg hyrja bëhet përmes një postblloku: kushdo që hyn dezinfektohet, kalojnë me radhë një nga një.
Tek rrugica ku është tregu i Kombinatit, secili prej tregtarëve do të ketë një pullë të verdhë në pragun e subjektit tregtar.
Tek shenja e vendosur me ngjyrë të verdhë blerësi do të mund të komunikojë me shitësin dhe do të mund të bëjë blerjet, e liron pastaj vendin, dhe vjen dikush tjetër.
Tregu është me një kalim, pra futesh nga një vend, dhe del në një vend tjetër, si një rrugë njëkalimshe.