Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Masat nuk japin më efekt/ Vjedhjet e energjisë elektrike u rritën me 13% gjatë 2019

by mapo.al
06/03/2020
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0

Pak vite pas fushatës qeveritare kundër vjedhjes së energjisë elektrike, e cila u shoqërua me burgosjen e mijëra personave, vjedhjet në rrjetin e shpërndarjes, të njohura zyrtarisht si “humbje joteknike” u rritën me 13% gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të OSHEE të raportuara nga INSTAT

Drejtori i OSHEE Adrian Cela dhe kryetari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti duke raportuar në Kuvendin e Shqipërisë në 27 Maj 2019. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi 530 milionë kWh energji elektrike me një vlerë tregtare të përafërt prej 53 milionë eurosh nga “humbjet joteknike” gjatë vitit 2019, me një rritje të fortë prej 13% në krahasim me vitin paraardhës, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të sektorit të energjisë që publikohen nga Instituti i Statistikave dhe furnizohen nga operatorët e rrjetit, OSHEE, KESH dhe OST.

Humbjet joteknike, termi zyrtar që përdoret për të identifikuar vjedhjet e energjisë, ishin vitin e kaluar në nivelin më të lartë që nga viti 2015, kohë kur qeveria aktuale ndërmorri një fushatë masive arrestimesh mes popullsisë, arrestime që çuan mijëra shqiptarë në burg në rrethana jo gjithmonë të qarta si dhe sollën në mënyrë indirekte së paku një vetëvrasje.



Humbjet totale të energjisë elektrike në sistem u reduktuan me 7.3% gjatë vitit të kaluar duke rënë në 1.65 miliardë kWh ose në 21.7% të totalit të energjisë së hedhur në rrjet. Humbjet totale përbëhen nga vjedhjet dhe humbjet teknike. Këto të fundit konsiderohen në mënyrë abnormale të larta në Shqipëri ndërsa argumentohet se mosmirëmbajtja e rregullt dhe vjetërsia e lartë e pajisjeve në rrjet janë shkaktarët për këto humbje.

Humbjet janë reduktuar ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit por reduktimi është shumë më i pakët nga sa ishte përcaktuar në programin e rimëkëmbjes së energjisë elektrike, një vendim qeverie i vitit 2015, në të cilin parashikohej rritja e tarifave të energjisë dhe luftimi i vjedhjeve me qëllim, krijimin e fondeve për investime, të cilat, do të sillnin reduktimin e humbjeve. Plani parashikonte reduktimin e humbjeve deri në nivelin 15% në vitin 2019, nga të cilat, humbjet teknike duhej të ishin 13% ndërsa ato joteknike, 2%. Në krahasim me këtë plan, humbjet joteknike janë reduktuar pothuajse në përputhje me planin ndërsa vjedhjet, jo.

OSHEE mbylli vitin 2019 me humbje financiare në masën 64 milionë euro sipas të dhënave paraprake të kompanisë. Pjesa më e madhe e humbjeve i detyrohet kamatëvonesave të mbajtura nga KESH për fatura të pashlyera në kohë, por nëse shohim të dhënat shumëvjeçare të kompanisë, vërehet se pas fushatës kundër vjedhjeve të dritave, kompania ka shtuar ndjeshëm shpenzimet për paga ndërkohë që sasia e energjisë së menaxhuar prej saj ka qenë në rënie. Kështu, në vitin 2019 shpenzimet për paga ishin 6.1 miliardë lekë ndërsa në vitin 2015 kanë qenë 4.2 miliardë ose 16 milionë euro më pak. Në të njëjtën periudhë, konsumi i energjisë në Shqipëri është rritur nga 7.3 në 7.6 miliardë kWh, ose me një rritje më pak se 5%.

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Vettingu në polici

Besa e Ministrit të Brendshëm dhe diskriminimet në Polici

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In