Aktualitet

Masat për koronavirusin/ Sot ndryshon orari për lëvizjet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:36 - 05/01/21 |
mapo.al

Nga dita e sotme në vendin tonë do të rikthehet orari i kufizimeve nga ora 22:30 deri në orën 6 të mëngjesit.



Dje (4 janar) skadoi afati për mbylljen në orën 20:30, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve prej datës 24 dhjetor të 2020-ës, pas rritjes së numrit të rasteve të reja dhe për të shmangur grumbullimet me rastin e festave të fundvitit.


Prej sot, fashës orare 22:30-06:00, do t’i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve.




Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.



Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.

Lexo edhe :  A do të mbyllen sërish kufijtë? Krerët e BE paralajmërojnë masat e ashpra

Nëntori dhe dhjetori i vitit të kaluar kanë qenë muajt më të vështirë të pandemisë pasi me qindra qytetarë kanë humbur jetën ndërsa me mijëra të tjera janë infektuar nga COVID-19.

Një ditë më parë humbën jetën 6 qytetarë si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë evidentuar 185 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit.

Aktualisht në katër spitalet Covid po marrin mjekim 274 pacientë, 32 janë në terapi intensive, ndërsa katër prej tyre janë të intubuar.

Pavarësisht numrit të rasteve të reja si tregues pozitiv shihet edhe numri i të shëruarve. Dje Ministria e Shëndetësisë raportoi 348 qytetarë të shëruar nga koronavirusi.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas