Aktualitet

Masat për protestën/ Saldohet dera që lidh PD-në me Parlamentin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:41 - 20/02/19 |
mapo.al

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë një sërë masash për të rrethuar godinën e parlamentit, pasi sipas tyre ka informacione për akte dhune. Kështu pasi dolën në media fotot e telave me gjemba që po vendosen në gjithë perimetrin, mësohet se është duke u bllokuar korridori që lidh PD-në me selinë e parlamentit. “Kam informacione që është duke u salduar dera për të mos lejuar hyrjen në oborrin e parlamentit”, tha Artan Hoxha në studion e “Opinion”.






Më tej duke folur për masat e protestës së 21 Shkurtit, gazetari tha: “Policia është në nivelin më të lartë të gadishmërinë, në çdo qytet ka pasur kontrolle. Policia ka hartuar një plan të ngjashëm me atë të 16 shkurtit, 2 breza me tel. Shfaqja e tyre në ambiente publike me armë krijon irritim, Garda do jetë brenda godinës. Janë marrë fikse zjarri, janë çuar bomblat e gazit. Janë çuar pajisjet me sprajt, janë prodhim gjerman. Në pjesën e jashtme do qëndroj policia, pa armatim, vetëm fizikish por jo për tu përballur”.

Lexo edhe :  Demokratët në udhëkryq

1












Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas