Kryesore

Rama-qytetarëve: Bëni tuajën këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 10/02/21 |
mapo.al

Pas vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të zgjatur orën policore 20:00-06:00, duke nisur nga dita e neërme, 11 shkurt e për dy javë me radhë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.





Kreu i qeverisë i bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e reja në mënyrë që kufizimet të lehtësohen dhe jo të rëndohen më tej.


Rama i kërkon edhe partive politike të zbatojnë masat.




Postimi
MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht.


Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej🙏


🔴 Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Lexo edhe :  Rama: Me kapuç duke takuar subjekte të OFL, Meta i bindur se e ndjekin patronazhistët

🔴 Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.

🔴 Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.

🔴 Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas