Kryesore

Masat shtrënguese në Itali – Napoli në protestë, të rinjtë përplasen me policinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:41 - 24/10/20 |
mapo.al

Një protestë e dhunshme është regjistruar gjatë mbrëmjes në Napoli të Italisë, ku mijëra të rinj kanë zbarkuar në rrugët e qytetit ndërsa janë përleshur me policinë.


Ata janë shprehur kundër masave të ndalim-qarkullimit dhe zërave për një tjetër mbyllje për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.


Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë shprehur kundër vendimit, ndërsa thanë se; “Nuk po na vret COVID-i, po na vrisni ju!”.



Siç raportojnë mediat italiane, turma e qytetarëve marshuan drejt Largo San Giovanni Maggiore dhe Universitetit Lindor të Napolit.


Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së bërë nga presidenti, për një tjetër mbyllje të vendit. Ndër banderolat që përdorën protestuesit ishin dhe “Na mbyllni dhe na paguani”, dhe pastaj “Kundër De Luca”.

Lexo edhe :  Arrestohet "Skënderbeu" - Bosi italian i kokainës identifikohej me emrin e heroit shqiptar

Për të shpërndarë dhe qetësuar turmën e qytetarëe, policia përdori gaz lotsjellës dhe tymuese, ndërkohë që protestuesit iu përgjigjën duke goditur dhe thyer xhamat e një makine policie.

<
>
210356308-f1972bb5-4c4d-4da0-be20-c4d450264f7c 210354128-5b7945e8-200e-403a-b6bc-b766e0f3b635-1 225705842-1f115537-a8ab-4102-95e3-ab30fef34d3e 221836456-98423149-89a8-4f84-baf0-128904776c49 221836389-0d3089f2-4525-443f-a252-18660180b97c 210355741-f6ab98b8-f90f-4042-b541-42bbcdeece8e 210355142-19b37d70-85ad-4bb2-85ac-2edd47e8ba6a 210356036-c5a0c51d-3c8e-4e22-9b92-f4fa242c4588 210355447-470c241d-a42a-42b6-ae44-507cd1bd584f 210354754-4d85d20f-f9a1-48db-85ea-985a804f47e7 210354457-d77215b4-109d-4f26-9716-ac517f07068d


Etiketa: , ,

Pas