Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kullotat në Mashkullorë të Gjirokastrës. Zjarri masiv favorizohet nga era dhe bari i thatë. Flakët e mëdha rrezikojnë edhe disa shtëpi në fshat. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht, për pastrimin e kullotave. Banorët janë të shqetësuar dhe sdihet si do e kalojnë natën.