Aktualitet

Mashtrim, plagosje dhe vjedhje, arrestohen 10 persona në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 05/09/19 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar dhe proceduar 10 persona në kryeqytet, të akuzuar për vjedhje, mashtrim, plagosje etj.


Aksioni është zhvilluar ditën e djeshme, ku janë zbuluar edhe lokale ku vijohej të luheshin lojrat e fatit. Mes të ndaluarve është edhe një 52-vjeçar që plagosi 4 persona. “U arrestua R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit” ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4 shtetas“, – thotë policia.


Njoftimi


Gjatë orëve të fundit nga strukturat e D.V.P. Tiranë janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 10 persona.


Strukturat e D.V.P. Tiranë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, gjatë orëve të fundit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit” ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4 shtetas.

U bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 16 vjeç dhe A. I., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një telefon shtetasit E. K.

• U arrestua shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. A., 16 vjeç, pasi janë gjetur brenda banesës së shtetases M. Y., si dhe kanë tentuar të vjedhin mjetin e shtetases I. L.

• U arrestua shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Në rrugën “Llazi Miho” ky shtetas ka aksidentuar me mjet shtetasin L. H., i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Është ndaluar për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi :

• V. S., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën Dervish Hima” dhe “Mustafa Matohiti” iu ka vjedhur biçikletat shtetasve L. H., dhe K. P.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë lokalizuar dhe kapur dy shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

• Rr. B., 57 vjeç dhe A. A., 61 vjeç ( të dy banues në Tiranë) të shpallur në kërkim për veprat penale ”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin me vlerën shtuar ” dhe ”Fshehje e të ardhurave”.
———

Po gjatë orëve të fundit është proceduar në gjëndje të lirë shtetasia:

• Q. A., 51 vjeçe për veprën penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara “, pasi në rrugën “Lord Bajron”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të “bar-kafe”, në pronësi të kësaj shtetaseje u konstatua një kompjuter i cili dyshohet se përdorej për zhvillimin e palejuar të lojërave të fatit.

Vijon puna nga strukturat e D.V.P. Tiranë për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.


Etiketa: , ,

Pas