Aktualitet

Mashtrimet me TVSH-në, arrestohet biznesmeni i 16-të: Jam bojaxhi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 07/09/19 |
ro ot

Drilon Bareti, 31-vjeç nga Shkodra, administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk” u arrestua sot pasi akuzohet për mashtrim me TVSH-në, falsifikim dhe fshehje të të ardhurave. Bareti është administratori i 16-të që vendoset në pranga për këtë operacion, por në fakt nga dëshmia del se ai është bojaxhi dhe shprehet se është mashtruar. Kujtojmë se operacioni u ndërmor më 4 shtator, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit, që u finalizua me arrestimin e 15 biznesmenëve.


Bareti tregoi para grupit hetimor se si përfundoi emri i tij administrator shoqërie dhe çfarë mori në këmbim. I riu shkodran rrëfen edhe emrat e personave që e futën në këtë skemë,Vildan Saiti dhe Ned Limllari.


“Unë kam punuar disa vite si bojaxhi. Para një viti e gjysmë, duke qenë se kisha një vit punë, unë kisha nevojë për para. Komshiu im më tha që nëse doja të bëja para mund të më ndihmonte ai. Përmes tij u takova me dy persona qe më thanë se u nevojiteshin disa magazina për materiale ndërtimi. Për këtë duhej regjistruar në QKB një kompani. U dhashë kartën e identitetit. Për këtë mora 150 mijë lekë. Më premtuan se do me paguanin nga 30 mijë lekë çdo muaj, ju thashë: që nëse me mashtronin ose bënin gjëra të paligjshme, do t’i denoncoja.”-mësohet të ketë thënë administratori i “E.B.A Ndërtim Shpk”.

Lexo edhe :  Denoncimi për manipulimin e numrit të vdekjeve nga covid, Meta: Prokuroria të hetojë


Prokuroria ndryshoi qëndrim për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH. Nga masa e kërkuar fillimisht “arrest në burg”, prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi në përfundim “arrest në burg” me afat 20 ditor për Besnik Pelivani, Ilia Dimo, Paqësor Buzin, Rabi Kurtin, Astrit Lalën dhe Rrapo Bodurin, ndërsa për Shpresa Joanidhi “arrest shtëpie”.


Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, ku një pjesë këmbëngulnin se vuanin nga probleme shëndetësore, apo kishin probleme familjare, prokurorja Imeraj, kërkoi arrest me burg me afat 20 ditor, për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar ku gjatë kësaj periudhe, secili të provojë prentedimet e tyre.


Këta biznesmenë dhe administratorë firmash, kryesisht në fushën e ndërtimit, kryenin shitje dhe blerje me fatura fiktive, e më pas rimbursoheshin nga shteti duke shkaktuar një dëm financiar në miliona euro.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas