Aktualitet

Mashtrimi me ilaçet e koronavirusit, i riu u kap në lokal duke i shitur medikamentin një klienti (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 14/07/20 |
mapo.al

Xhaxha dhe nip ranë sot në prangat e policisë së Lezhës pasi prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19.


Frederik Frrokaj, mjek popullor, nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.


Për tregtimin e medikamentit bashkëpunonte edhe nipi i tij, H. Frroku, 30 vjeç. Ky i fundit u kap në flagrancë në një lokal, ku po i shiste ilaçin një klienti. Policia ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit.


Nga kontrolli në banesën e 57-vjeçarit u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.


Ai pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte nipit të tij, pasi takonte personat e interesuar, dhe ua shiste atyre kundrejt pagesës 20 000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.


Etiketa: , , , ,

Pas