Aktualitet

Mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë







               Publikuar në : 11:46 - 22/05/19 |
mapo.al

Një 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet se ka krijuar skema mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, duke përfituar miliona lek nga tatimet me dokumenta të falsifikuara. Ndaj tij rëndojnë akuzat, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”


Njoftimi i Policisë Tiranë:

Kapet një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kapi dhe ndaloi shtetasin:

– A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas