Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash, duke iu premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta, se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secilit.
Trafiku i klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme është kthyer në një mundësi për të nxjerrë disa të holla nga kontigjentë të krimit, por jo vetëm në Qarkun e Gjirokastrës. Një 25-vjeçar nga fshati Tërbuq është ndaluar, pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi eurosh nga dy emigrantë.
Laert Zisi u ka premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta se do t’i transportonte në Tiranë me automjetin e tij “Seat Ibiza”, kundrejt një pagese prej 100 eurosh secili. 25-vjeçari Zisi u ka marrë paraprakisht 100 euro klandestinëve, të cilët i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit”, vetëm 20 km larg qytetit të Gjirokastrës. Më pas klandestinët janë shoqëruar nga uniformat blu, pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.