Aktualitet

Mashtroi kompaninë shqiptare në internet, kapet rumuni që përfitoi 400 mijë €














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 07/06/21 |
mapo.al

Një 41-vjeçar rumun është arrestuar në Gjermani sot pasi akuzohet se ka mashtruar duke shitur në internet pajisje që në realitet nuk i dispononte, viktimë e të cilit ra edhe një kompani shqiptare.






Me një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i tij erdhi si rezultat i përmbylljes së operacionit të koduar “përfundimi” të policisë shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane.


Hetimet zgjatën 4 vite, ndërsa ishte një kompanie shqiptare që denoncoi në vitin 2017 se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit.





Pas kryerjes së hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me autoritetet gjyqësore gjermane, rezultoi se një person me shtetësi të huaj me identitet të rremë kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import”, me qëllim mashtrimin e personave apo kompanive në internet, duke i ‘shitur’ pajisje të cilat në realitet nuk i posedonte.

Lexo edhe :  Vrasja në mes të Tiranës, arrestohet autori Mexhit Picari


Rezultuar se ky person ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste mashtrimi, por nuk përjashtohet fakti që të ketë përfituar edhe më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin që në vitin 2013 dhe ekzistojnë një sërë rastesh të padokumentuara.



Po ashtu dyshohet se ai ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që të ketë përdorur më shumë identitete të cilat lidhen me rastet e tjera të padokumentuara.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka dokumentuar rastin në lidhje me shtetasin A. T, 41 vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe në bashkëpunim me autoritet policore gjermane është bërë prangosja e këtij shtetasi, në Gjermani.”-njofton Policia.

7


Etiketa: ,

Pas