Policia ka goditur një tjetër rast të mashtrimit në Call Center, kësaj here në qytetin e Durrësit.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Call me”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.