Aktualitet

Mashtronte qytetarët duke i pajisur me kredi vlerën e të cilave e përfitonte vetë, pranga 31-vjeçarit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:41 - 24/07/20 |
mapo.al

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Fier. E.B., banues në Lushnje, ishte punonjës i një fondacioni financiar jobankar.


Ai i pajiste qytetarët me kredi dhe vlerën e tyre e përfitonte vetë.


I riu akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe për falsifikim dokumentash.


Njoftimi i policisë:


Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin:

E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

31-vjeçari, duke qënë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.


Etiketa:

Pas