Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 persona, nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Ata ishin nën hetim, pasi ishin angazhuar për punimet restauruese në Prokurorinë e Elbasanit.
Deri në këto momente policia ka vënë në pranga A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Këto shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shkaktuar një dëm prej 3.569.714.29 lekësh
Në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë konstatuar disa problematika në mosfunksionimin e aparaturës Chiller, të instaluar nga subjekti ndërtues, nënkontraktor.
Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë jashtë funksionit
Gjithashtu, janë konstatuar nga firma ndërtuese punime të faturuara, që nuk janë kryer realisht, instalime të pajisjeve të kondicionimit me fuqi më të ulët se preventivi dhe nevojat e ngrohje-ftohjes së godinës etj.