Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Prull të Lezhës.
Flaket janë konstatuar rreth orëve të drekës dhe të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka.
Aktualisht, në terren janë vetëm punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore.