Aurela Hoxha është një ndër personazhet që gjithnjë tërheq vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj ekstravagante dhe jetën private. Modelja ka provokuar kureshtje edhe ditën e djeshme, kur ka festuar ditëlindjen e saj.
Ajo ka mbledhur në një tavolinë festive në Barcelonë miqtë e saj të ngushtë, fotografin Endrit Mertirin e modelet Dorina Gegiçin dhe Ksela Larën. Teksa shtrohet pyetja nëse kjo ditëlindje e ka gjetur Aurelën të lidhur apo beqare, ajo nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj video nga mbrëmja e djeshme si dhe urime të shumta të marra nga miqtë dhe familjarët.