Aktualitet

Veshje të veçanta, maska e doreza/ Ja si numërohen votat nga Serbia (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 23/10/19 |
mapo.al

Pas helmimit, zyrtarët e KQZ-së kanë rinisur procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të nisura nga Serbia. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, numëruesit janë veshur me maska, veshje të veçanta, dorëza e kapela, krejtësisht të izoluar nga çdo kontakt që mund të kenë me fletët e votimit.


<
>
numerim numerim3 numerim2 numerim1

“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, tha për Ekspress zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


Disa ditë më parë mediat nga Kosova i dhanë jehonë lajmit se 26 numërues votash janë helmuar pasi prekën votat që vinin nga Serbia. Ata shfaqen shenja alergjie në fytyrë dhe duar. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi një alergji të tillë.




Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas