Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Memaliaj.Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani, dhe e kanë grabitur.Grabitësit kanë dhunuar fillimisht të moshuarin dhe më pas i kanë grabitur 12 milionë lekë.
Ramadani është dërguar fillimisht në spitalin e Memaliajt ku ka marrë mjekimin e parë dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal ‘Omer Nishani’, në Gjirokastër për ndihmë mjekësore më të specializuar. Ramadani ka marrë disa plagë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga grabitësit.
Njoftimi i Policisë
Memaliaj/Informacion paraprak
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.