Aktualitet

Massafra: S’mund ta zëvendësojmë politikën, le të bashkëpunojmë






               Publikuar në : 15:28 - 19/09/19 |
mapo.al

Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Austria dhe me financimin e Agjensisë Austriake për Zhvillim prezantuan sot në Shkodër projektin me të ri “Your Job”. Ky projekt ka për qellim formimin e të rinjve shqiptarë, duke i suportuar me trajnime dhe me kurse profesionale, të gjitha bazuar në interesin e shprehur nga vetë të rinjtë. Deri më tani, 500 të rinj nga Lezha dhe Kurbini do të kenë shansin të përfitojnë nga ky projekt.


I pranishëm në këtë aktivitet, Imzot Angelo Massafra u shpreh:
“Projekti “Your Job” ju dedikohet të rinjve të cilët konsiderohen gjërësisht si e ardhmja por unë do të thoja se janë edhe e tashmja. Papunësia midis të rinjve mbetet një plagë e madhe në Shqipëri.
Papa Francesko thotë, në fillim duhet të ushtrohet një presion që të krijohen mundësi. Pra, rinia vetë duhet të ngrejë zërin dhe të rrisë presionin ndaj shoqërisë për të mundësuar krijimin e hapësirave dhe mundësive.



Unë kam një thirrje për të rinjtë, kini kujdes nga çfarëdo llojë arratisje, keni detyrimin të bëheni pjesë e zhvillimit të vendit tuaj. Ne nuk pretendojmë ta zëvendësojmë politikën por shpresojmë të gjejmë bashkëpunimin me të”.

<
>
0aaaae3c-fde6-4f89-92de-6c19c222f328 4767a6d9-1465-4c57-b57c-8b081c9de856 93a01d81-ca84-411c-9768-ca9450b8d720 a3bcbbee-5570-4fa0-a537-6c147254bca9 bca10e24-47bc-4029-850f-d3387f4c2f91


Etiketa: , , , , ,

Pas