I moshuari Haziz Kuka i ka vënë zjarrin disa shkurreve, për të pastruar tokën, në fshatin Pujkë të Matit, por nga tymi është asfiksuar dhe ka humbur jetën, raportohet në media.
Si pasojë e flakëve të mëdha mësohet se është djegur edhe banesa e të moshuarit, ndërsa 79 vjeçari është asfiksuar në përpjekje për të shuar flakët.
79 vjeçari ndezi zjarr për pastrimin e tokës por zjarri i doli jashtë kontrollit.