Aktualitet

Mat/ Plagosi me armë zjarri të riun, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 05/07/20 |
mapo.al

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së djeshme të ndodhur në Mat, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar, me iniciale E.M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shpallur në kërkim, si autorin kryesor të ngjarjes, një 32-vjeçar, të identifikuar si T.(H) Xh., banues në Tiranë.


Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Njoftimi i Policisë:

Mat

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Pas