Aktualitet

Mat/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, arrestohet autori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:36 - 29/05/20 |
mapo.al

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, arrestohet autori i dyshuar.


S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi, për motive të paqarta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së L. N.


Gjatë kontrollit të banesës së autorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.


Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.


Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.


Etiketa: ,

Pas