Kronika

Mat/ U zhduk në rrethana misterioze, gjendet i vdekur vëllai i ish-gjeneralit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:31 - 28/06/18 |
mapo.al

Pas afro 10 ditesh nga zhdukja ne rrethana misterioze, vëllai i ish gjeneral Gjin Markut nga Bazi i Matit është gjetur i vdekur.






Ndue Gjinaj (Marku) 84 vjeç, i cili punonte si bari u gjet i vdekur dje në fshatin Fushë-Mollë pranë një përroi.


Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.







“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë rrëzuar nga një shkëmb dhe si pasojë ka humbur jetën”,- njoftoi policia lokale, duke shtuar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat si “ngjarje aksidentale”.



Kujtojmë se i moshuari kishte dalë me bagëti jo shumë larg banesës, por nuk ishte kthyer duke alarmuar familjarët e tij te cilet kërkuan ndihmen e policisë.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas