Policia e Matit në bashkëpunim me Komisariatin nr-4 Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e një 62-vjeçari, i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
62-vjeçari me iniciale R.L, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim. Ai akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Mat
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Komisariatin nr-4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat, pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.