Aktualitet

Materiale moderne edhe për dyert e dritaret në Shqipëri?






               Publikuar në : 16:00 - 06/09/19 |
mapo.al

Nëse kërkoni përshtatjen e teknologjisë në shtëpitë tuaja, ALUMIL është padyshim një nga kompanitë që jua ofron këtë. Po pse ALUMIL? Sepse ALUMIL prodhon sisteme të cilësisë së të lartë të aluminit, që janë dizenjuar dhe zhvilluar nga Departamenti i Risive, Kërkimit dhe Zhvillimit, të testuar dhe certifikuar nga institutet dhe laboratorë certifikimi të akredituar ndërkombëtarisht, si Ift Rosenheim (Gjermani), A.A.M.A. (SHBA), Istituto Jordano (Itali), CSTB (Francë), ATG (Belgjikë), EXOVA (Britani e Madhe), etj.


Hulumtimi dhe zhvillimi janë pjesë e ADN-së së kësaj kompanie. ALUMIL është nga të paktat kompani me inxhinierë me përvojë dhe të trajnuar posaçërisht, që të projektojnë sisteme të reja dhe zgjidhje të reja teknike.

Duke përdorur pajisje të përparuara (p.sh. Printerat 3D, Makineritë CNC ) dhe në sajë të Qendrës së Avancuar të Testimit, ALUMIL është gjithmonë një hap përpara me bashkëpunime të ngushta me Universitetet dhe Qendrat Kërkimore Evropiane dhe departamentet e prodhuesve më të njohur të aksesorëve të sistemit të aluminit.

Prandaj, nuk është rastësi që produktet e tyre certifikohen nga institutet më të njohura në mbarë botën, me zgjidhje si ai i një nga sistemeve më të sofistikuara të dritareve hi-tech në emër të Google Inc. në Nju Jork.

Po pse duhen këto certifikime? Sepse dritaret e dyert tuaja duhet të përfshijnë përveç dizajnit të shkëlqyer, edhe performancë të lartë e efikasitet të jashtëzakonshëm të energjisë në shtëpitë tuaja.

Niveli i ekspertizës së inxhinierëve, së bashku me fleksibilitetin e proceseve të prodhimit, sjellin rezultate të jashtëzakonshme sidomos kur bëhet fjalë për zgjidhje të personalizuara, si për individë, edhe për sipërmarrje më të mëdha.

Niveli teknologjik i avancuar në kombinim me aftësinë për të ofruar zgjidhje të përshtatura e bën ALUMIL një nga kompanitë më konkurruese në industri, në nivel global.

Me risinë e teknologjisë së Fibrave të Karbonit (CFT), kjo kompani tani po sjell kërkime dhe aplikime të reja në sistemet arkitektonike, me zgjidhje unike për konstruksione të forta,  por jashtëzakonisht të lehta.



CLOSE
CLOSE
Pas